English

Incidenti i Lulzim Bashës në Qytetin Studenti, Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Tiranës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia Demokratike ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se ka penguar një vizitë të kreut të PD-së në një dhomë konvikti në Qytetin Studenti.

- Advertisement -

Nëpërmjet një videoje të shpërndarë nga zyra e shtypit e PD-së, shihet një nga punonjëset e konviktit teksa i kërkon liderit te opozitës të mos filmojë takimin dhe të largohet nga konvikti.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë kryedemokrati Basha i cili ka theksuar se porosia për ta larguar kishte ardhur nga lart.

“Për mua politikanët duhet të jenë shërbëtorë të popullit, jo e kundërta. Prandaj nuk do të lejoj askënd që të më pengojë të dëgjoj problemet e bashkëqyetarëve të mi dhe të përpiqem t’i ndihmoj ata. Kjo është arsyeja pse u bëra pjesë e jetës publike.

Ju bëj thirrje atyre që kanë zgjedhur rrugën e kërcënimeve dhe intimidimeve që t’i vënë gishtin kokës. Askush dhe asgjë nuk do t’i ndalë njerëzit që të dëgjohen dhe ta thonë fjalën e tyre”, – thuhet mes të tjerash në një reagim të kryedemokratit në Facebook.

Bashkia e Tiranës nga ana e saj ka vendosur të padisë kryetarin e Partisë Demokratike. Në një reagim në media, Bashkia ka theksuar se kreu i PD-së nuk kishte marrë leje për të vizituar ambientet e konviktit në Qytetin Studenti në Tiranë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?