English

Incidenti në ndeshjen me Kroacinë, Daku humbet Spanjën, UEFA e pezullon me 2 ndeshje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku.

- Advertisement -

Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf.

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku kërkoi falje publike dy ditë më parë duke thënë se ishte nën efektin e emocioneve kur ofendoi tifozët e Maqedonisë së Veriut.

Pas ndeshjes Kroaci-Shqipëri në Euro 2024, Daku mori megafonin dhe foli para tifozëve kuqezi duke përdorur një gjuhë fyese ndaj maqedonasve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?