Raporti i Indeksit Global për të drejtën në Arsim thekson se vendi ynë ka një kuadër ligjor të zhvilluar megjithëse i mungojnë mekanizmat për të përballuar problematikat.
Në rezultatet e raportit të Indeksit Global thuhet se mësuesëve shqiptarë ju kërkohet që të paguajnë nga të ardhurat personale për trajnimin e tyre të vazhdueshëm
Ndonëse në renditjen globale Shqipëria merr përgjithësisht një vlerësim pozitiv, pasi ka një kuadër ligjor politika publike të zhvilluara, vendi yne merr vetëm gjysmën e pikëve në aspektet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me faktorët që ndikojnë në cilësinë e arsimimit të fëmijëve.
Indeksi Global çon shqetësime serioze edhe për sigurimin e librave shkollorë falas për të gjithë fëmijët, si dhe mundësitë dhe cilësinë e arsimit për fëmijët me aftësi të kufizuara, përfshirë këtu mjediset e papërshtatshme të të mësuarit për të gjithë nxënësit.
Prania e dhunës në shkollë dhe mungesa e një mekanizmi efikas ku nxënësit mund të raportojnë janë parë si dobësitë kryesore të sistemit.