English

Indinjatë pas raportit që hedh dritë mbi financimet e BE-së në Eritre

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Organizata Ndërkombëtare, Human Rights Watch (HRW), ka kritikuar Bashkimin Europian për financimin e një projekti infrastrukturor në diktaturën e egër të Eritresë.

- Advertisement -

Projekti, e cila kishte marrë rreth 20 milion euro nga Brukseli, ishte ndërtuar pjesërisht nga punë e detyrueshme, sipas New York Times.

Gazeta gjithashtu shkruan se BE-ja nuk ka pasur mënyrë për të mbikëqyrur projektin.

“Për BE-në që të mbështetet te qeveria për të kryer mbikëqyrjet mendoj se është shumë problematike, veçanërisht kur dihet se disa nga çështjet  që BE-ja do të diskutojë do të jenë rreth punës së detyrueshme,” tha Laetitia Bader nga HRW.

“Dhe siç e dimë, qeveria e ka shprehur hapur se do të vazhdojë të përdorë rekrutët e shërbimit kombëtar”, ka thënë ajo më tej.

Financimi për projektin rrugor në Eritre është pjesë e Fondit të Mirëbesimit të BE-së për Afrikën, e krijuar posaçërisht për të trajtuar shkaqet themelore të emigracionit.

Për BE-në, reformat demokratike nuk janë kusht për ndihmat financiare.  

Komisioni Europian tha se ishte në dijeni se rekrutët po përdoreshin për projektin rrugor, por se Brukseli financonte vetëm materialet dhe pajisjet, e jo fuqinë punëtore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?