Mali Merapi, në ishujt Java të Indonezisë, ka shpërthyer këtë të martë duke ngritur një re pluhuri në gjashtë kilometra lartësi.
Vullkani shpërtheu në orën 05:22, dhe procesi vazhdoi për rreth 450 sekonda.
Autoritetet vendore kanë bërë thirrje që të mos afrohet askush në një rreze prej tre kilometrash rrotull vullkanit.
Ky është shpërthimi i dytë dhe më i fuqishëm për këtë vit. I pari ndodhi më 13 shkurt.
Reja e hirit vullkanik ka vështirësuar trafikun, duke ulur shikueshmkërinë.
Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të ruajnë qetësinë pasi nuk ka arsye për të qenë vervozë.
Deri tani, shpërthimi nuk ka krijuar asnjë ndikim në jetën e nejrëzve që jetojnë rrotull vullkanit.