Indonezia i ka bërë thirrje vendeve të Azisë Lindore të njohin shtetin e Palestinës dhe u kërkoi komunitetit ndërkombëtar të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe parimet humanitare.
Duke folur në samitin e Azisë Lindore në Vientiane, Laos, nënpresidenti Maruf Amin paralajmëroi se mund të shfaqen shumë konflikte të reja nëse nuk merret një qëndrim i qartë.
“Si udhëheqës, ne duhet të mbajmë anën e ligjit ndërkombëtar dhe njerëzimit. Mos jini selektiv në zbatimin e ligjit ndërkombëtar. Nëse kjo vazhdon, kam frikë se do të shfaqen shumë konflikte të reja,” tha Amin.
Ai bëri thirrje për vendet që ende nuk e kanë njohur Palestinën ta bëjnë këtë menjëherë, duke theksuar se ligji ndërkombëtar duhet të respektohet pa përjashtim.
Pas vendimeve të fundit nga disa vende, numri i shteteve që njohin Palestinën ka arritur në 146, përfshirë Spanjën, Norvegjinë, Irlandën, Slloveninë, Armeninë, Bahamas, Trinidad dhe Tobago, Xhamajkën dhe Barbados.
Kjo thirrje vjen në një kohë kur Izraeli po vazhdon një ofensivë të ashpër në Gaza, pas një inkursioni të Hamasit më tetor të kaluar, pavarësisht thirrjeve për armëpushim nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
LEXONI GJITHASHTU:
- Palestina: Numri i të vdekurve në Gaza i kalon 5 mijë, mbi 2 mijë janë fëmijë
- Kosova si Palestina? Eksperti: Mungesë informimi, ja pse s’krahasohen