English

Inflacioni në Greqi, shfaqen sërish kuzhinat sociale, fermerët në vështirësi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Inflacioni dyshifror po godet Greqinë, i nxitur nga çmimet e larta të energjisë si rezultat i luftës në Ukrainë.

- Advertisement -

Rritja e faturave të energjisë elektrike kanë shkaktuar protesta në të gjithë vendin, si kundër në periferi të Athinës.

“Këtu në Haidari ka 200 shtëpi pa energji elektrike dhe 1200 familje pa ushqim të mjaftueshëm. Duket sikur po jetojmë në epokën mesjetare”, u shpreh një protestues.

Në lagjet e varfëra të Athinës po shfaqen sërish kuzhinat sociale, një pjatë supë e ngrohtë, vakt dreke. Më të prekurit nga inflacioni janë grupet me të ardhura më të ulëta, thotë Kostas, themeluesi i kësaj kuzhine.

Greqia po përballet me inflacionin më të rëndë në tre dekadat e fundit. Në maj, inflacioni kaloi mbi nivelin njëmbëdhjetë për qind. Fermerët po ashtu po preken rëndë.

Në ishullin Naxos, 1200 fermerë janë anëtarë të një kooperative. Presidenti kooperativës paralajmëron nëse nuk ka as një ndihmë nga Athina apo Brukseli.

“Përpara se inflacioni të godiste, për të nxjerrë ujë për kafshët apo për të vaditur arat kushton 7-8 euro në orë. Tani kushton 28-30 euro. Plehrat bliheshin me 300 euro ton, ndërsa tani duhet t’i blejmë me 1000”, u shpreh  Dimitris Kapounis.

Kriza është kthyer në një kërcënim ekzistencial: më shumë se 300 lopë dhe 30,000 dhi dhe dele kanë humbur jetën së fundmi më shumë humbje do të vijojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?