Inflacioni nuk po ulet, në maj rritja e çmimeve 4.7%
Çmimet në tregun shqiptar mbeten të larta dhe normalizimi i tyre do të kërkojë më tepër kohë. Kjo pasi në muajin maj inflacioni nuk u ul, ndryshe nga 6 muajt paraardhës, kur kishte rënie të qëndrueshme.
Inflacioni në muajin maj nuk është më i ulët se në prill. Tendenca në rënie e çmimeve që filloi në muajin nëntor u thye gjatë muajit të kaluar, ku niveli i inflacionit u regjistrua 4.7%, nga 4.6% që shënohej në prill. Janë tre grupe që kanë ndikuar në këtë indeks, ushqimet me inflacion 10%, argëtimi dhe hotelet.
Por, edhe në këto grupe, jo të gjithë artikujt kanë shënuar rritje. Për shembull, tek ushqimet luhatja me rritje është parë vetëm te frutat dhe zarzavatet, ndërsa tek shërbimet është parë rritje e lehtë tek baret dhe restorantet.
Me këtë ecuri, zhvlerësimi i kursit të euros dhe dollarit, duket që të mos kenë pasur efekt në treg, pasi teorikisht duhet të uleshin çmimet e produkteve të importuara.
Çmimet nisën të rriteshin në fund të vitit 2021, ndërsa sot kur tregjet janë stabilizuar inflacioni po shkon drejt treguesve normalë të një ekonomie të shëndoshë.
Për bankën e Shqipërisë, inflacioni duhet të jetë në nivelin 3% dhe jo 4.7, nivel ky që mund të arrihet në 6 muajt e parë të vitit 2024, sipas parashikimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta