English

Inflacioni pëson rënie, reflektohen vështirësi në ekonomi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Inflacioni mesatar për vitin që lamë pas ishte në masën 1.4%, shifra më e ulët e lexuar që nga viti 2016, duke reflektuar vështirësi në ekonomi.

- Advertisement -

Sipas INSTAT, inflacioni vjetor në muajin dhjetor, muaji menjëherë pas tërmetit, ishte vetëm 1.1%, ndërkohë që në dhjetor 2018 ishte 1.8% ndërsa objektivi i vendit është për inflacion që luhatet mes minimalisht 2 dhe maksimalisht 4%.

Inflacioni i ulët komentohet si shenjë se ekonomia po përjeton vështirësi, gjë që është e kuptueshme në një vit si 2019, i shënjuar nga paqëndrueshmëria politike dhe fatkeqësia më e rëndë natyrore e shekullit për Shqipërinë.

Inflacioni gjatë vitit të kaluar solli të njëjtat pasoja si më parë, shtrenjtim i shpejtë i zarzavateve dhe frutave, si dhe stanjacion ose rënie të lehtë në mallrat dhe shërbimet e tjera.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?