English

Inflacioni zbret në 3.4%, nga muaji dhjetor çmimet u rritën mesatarisht 0.5%

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Viti 2024 e nis me rritjen më të ulët të çmimeve. Me një diferencë vetëm 0.5% ku në peshën më të madhe të shtrenjtimit mbizotërojnë si përherë, ushqimet dhe pijet jo alkolike. Rezultati më i ulët që nga nëntori 2021, inflacioni në janar zbriti në vlerën e 3.4%.

- Advertisement -

Rritja e çmimeve në janar u zbut, teksa inflacioni shënoi 3.4%, rezultati më i ulët që nga nëntori 2021.

Sipas INSTAT një vit më parë ai ishte 7.2%. Duket se inflacioni në vend po vijon drejt objektivit, teksa dhe çmimet e produkteve të konsumit, krahasuar me muajn dhjetor, u rritën vetëm 0.5% mesatarisht.

Krahasuar me vitin e kaluar, rritja vjetore e çmimeve u ndikua kryesisht nga shtrejntimi i produkteve ushqimore dhe pijeve jo alkoolike, të cilat u rritën me 1.9 pikë, të pasuara nga shtrejntimi i qirasë, faturës së ujit dhe energjisë si dhe lëndët djegwse, të cilat u rritën me 0.44 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e mobiljeve, pajisjeve shtëpijake dhe ato të mirëmbajtjes së shtëpisë renditen të tretat, duke u rritur me 0.37%, pasuar nga pijet alkoolike dhe duhani me 0.19 %.

Çmiet e hoteleve, restornateve dhe shërbimeve u rriten bashkarishtë 0.18%.

Argëtimi dhe kultutura shtrejntohet me 0.12 % krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Arsimi, shëndeti dhe shërbimet e komunikacionit mbeten thuajse të pandryshuara, duke reflektuar një çmim mesatarisht 0.07 % më i shtrenjtë.

Sa i takon ndryshimeve nga muaj në muaj, ushqimet janë sërish ato që mbajnë peshën më të madhe në rritjen mujore të çmimeve, duke u rritur nga dhjetori me 1.3%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpiake dhe të mirëmbajtjes së shtëpisë” me 0,7 %, “Shëndeti” me 0,3 %,  si dhe “Veshje dhe këpucë”, “Hotele, kafene dhe restorante” , “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,4 %.

Nga një nivel i ulët përgjatë dekadës së kaluar, inflacioni nisi të rritej nga kërkesa e lartë pas pandemisë në gjysmën e dytë të vitit 2021, teksa u intensifikua më tej pas luftës në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?