English

Infodemia në pandemi, OBSH: Si të mos biem pre e lajmeve të rreme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lajmet e rreme kanë qarkulluar që nga fillimi i pandemisë, duke filluar që nga aludimet nëse ishte i vërtetë coronavirusi e deri tek nëse duhet bërë apo jo vaksina. Kjo situatë shkaktoi panik tek qytetarët.

- Advertisement -

Mungesa e informacioneve, shpeshherë të paverifikuara e të rreme, u përhap shumë shpejt. Organizata Botërore e Shëndetit në konferencën e mbajtur në Tiranë, e quajti këtë një infodemi.

“Ne po krijojmë strukturat në të gjitha vendet e BE, për të luftuar lajmet e rreme. Gjëja e parë që duhet bërë është monitorimi i informacionit që qarkullon, për çfarë shqetësohen njerëzit. Ne po bashkëpunojmë me palët e treta siç janë mediat, për të bërë pikërisht ‘fact checkers’. Duhet kuptuar se cili është burimi i një lajmi dhe duhet parë ndikimi i tij në shoqëri, dëmet që shkakton dhe ky është pikërisht momenti që në duhet të fillojmë të gjurmojmë”, tha Cristiana Salvi, këshilltare rajonale e OBSH për Ballkanin Perëndimor.

Zyrtarja e OBSH tha se infodemia është përhapur në të gjithë botën dhe mënyra e vetme për ta luftuar atë është përmes profesionalizmit.

“Ne kemi pasur eksperienca të ngjashme të përhapjes së lajmeve të rreme por në pandemi çdo gjë ishte më e qartë. Duhet të rrisim aftësitë në këtë fushë duke punuar me njerëz profesionistë. Të gjitha shtetet kanë punuar për të luftuar këtë më shumë se kurrë më parë. Sfida është që të gjitha keqinformimet t’i marrim dhe të kemi aksione kundrejt tyre”, u shpreh Salvi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?