English

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ekstradohet në Shqipëri italiani Davide Pecorelli

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë shtetasi Davide Pecorelli, i cili u mor në dorëzim sot në Rinas nga Forcat Operacionale të DPB-së dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale.

- Advertisement -

Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj tij është caktuar masa “arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg italianin që inskenoi vdekjen e tij, në Shqipëri.

Sipërmarrësi nga Tiferno, 47-vjeçari në janar të vitit 2021, inskenoi ngjarjen e vrasjes së tij dhe djegies së trupit të tij në zonën e Pukës dhe më pas u rishfaq në Itali.

Ai akuzohet për zjarrvënie, shkelje të kufijve kombëtarë shqiptarë si emigrant ilegal dhe pengim për zbardhjen e së vërtetës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?