English

Instalohet monumenti olimpik, simboli i olimpiadës do të vendoset në Urën e Ylberit, në Tokio

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Organizatorët e Lojërave Olimpike Tokio 2020 kanë nisur punën për instalimin e monumentit me unazat olimpike në Urën e Ylberit, në kryeqytetin japonez. Simboli me pesë unaza të lidhura me njëra-tjetrën do të vendoset në Odaiba Marine Park.

- Advertisement -

Monumenti është ndërtuar në Yokohama dhe është transportuar drejt Tokios në një anije.

Ai është 36.6 metra i gjerë dhe 15.3 metra i gjatë. Simboli i olimpiadës do të inaugurohet zyrtarisht në datën 24 janar, saktësisht gjashtë muaj para fillimit të Lojërave Olimpike.

Aktivitet më i rëndësishëm dhe më madhor që përfshin një mori sportesh të ndryshme pritet që të startojë në datën 25 gusht të këtij viti, për të ulur siparin në datën 6 shtator.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?