English

INSTAT publikon indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rritja e çmimeve në Shqipëri, sipas metodës së matjes së Bashkimit Europian rezulton nën mesataren e vendeve të BE.

- Advertisement -

INSTAT publikoi Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit. Nga të dhënat thuhet se në tetor, ky indeks ishte 8 për qind më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar të ushqimet dhe pijet joalkoolike me 13.7 për qind dhe transporti me 12.9 për qind. Në krahasim me muajin shtator të këtij viti, në të dyja grupet rritja ka qenë më pak se 1 për qind, duke sugjeruar frenim të inflacionit sipas këtij indeksi. 

Në BE, Indeksi ishte 11.5 për qind në muajin tetor, ndërsa për grupin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ishte 17 për qind. 

Ndërkohë, sipas metodologjisë zyrtare të INSTAT të matjes së inflacionit në Shqipëri, rritja e çmimeve në tetor ishte 8.3 për qind, ku ushqimet u rritën me 5 për qind dhe transporti me 1 për qind. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?