English

Inteligjenca artificiale dhe seksizmi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Edhe pse personi i parë që shkroi një algoritëm ishte një grua në Shekullin XIX, inteligjenca artificiale mund të jetë duke diskriminuar gratë.

- Advertisement -

Dy shekuj më vonë, “algoritmet kanë aftësinë për të na kthyer dekada më përpara” për sa i përket barazisë gjinore, shpjegon Susan Levy, studiuese në Kolegjin Universitar Dublin i cili është pjesë e një projekti i cili po përpiqet që algoritmet e inteligjencës artificiale mos të mësojnë paragjykimet me bazë gjinore.

“Ato mund të përkeqësojnë sjelljet toksike mashkullore që shoqëria jonë po i lufton prej dekadash në shoqëri,” shtoi ajo.  

Nuk e kanë fajin vetë algoritmet për këtë, por historia e njerëzimit.

Inteligjenca artificiale mëson nga të dhënat që  i mundësohen dhe shumica e tyre janë të njëanshme, thotë Levy.

Problemi është se makineritë mësojnë nga të dhënat e 10 apo 20 viteve të fundit. Ato riprodhojnë paragjykimet nga e kaluara dhe nuk i përfshijnë përparimet sociale më bashkëkohore.

Për shembull, shumica e inteligjencës artificiale nuk ka dëgjuar ndonjëherë për lëvizjen feministë globale #MeToo apo për himnin kilian “një përdhunues në udhën tënde”.

“Ne po vazhdojmë po përsërisim gabimet e së kaluarës,” thotë studiuesja.

Dhe kjo anshmëri në programim ka një impakt në jetën e përditshme të gjithë grave: nga kërkimi për punë tek pikat e kontrollit të sigurisë nëpër aeroporte.

Pioniere në botën e programimit

Ada Lovelace (1815-1852) u bë programuesja në histori, një shekull përpara se të shpikeshin kompjuterët.

Në mes të shekullit të 19-të, matematicenia britanike shkroi atë që u konsiderua si algoritmi i parë për një kompjuter të krijuar nga bashkëshorti i saj, shkencëtari Charles Babbage.

Në fakt, shumë nga pionierët e botës së programimit ishin gra. Si pjesë e një projekti ushtarak sekret të Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjashtë gra programuan kompjuterin e parë. Megjithatë, emrat e tyre nuk u bënë të njohur për publikun kur u bë prezantimi i kompjuterit në 1946.

Women holding parts of the first four Army computers

Mbi përfaqësimi mashkullor në botën e shkencave dhe teknologjisë

Sektori i programimit nisi të dominohej prej meshkujve në vitet 1980. Gratë, nga ana tjetër, u zbehën pas të nën përfaqësuara si në shkenca, ashtu edhe në teknologji.

Në Europë, 59 për qind e shkencëtarëve dhe inxhinierëve janë burra, sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat.

Kjo pabarazi pa dashje dhe pa vetëdije u transmetua dhe në shkrimin e algoritmeve.

“Ka një problem të madh me pabarazinë gjinore, veçanërisht në procesin kur i mësohet makinerisë”, theksoi Levy.

“Nuk mendoj se shumica e inxhinierëve duan të krijojnë algoritme që diskriminojnë me bazë gjinore apo race” thotë Levy.  

Por nuk është vetëm çështje e qëllimeve të mira: programuesit duhet të stërviten që të jenë në gjendje që t’i zbulojnë këto paragjykime.

Sipas Levy, më e mira është të kemi ekipe programuesish të larmishëm që makineritë të mos i mësojnë këto paragjykime. “Ne e dimë që skuadrat që nuk kanë larmi, nuk prodhojnë rezultate të mira”.  

Levy gjithashtu sugjeron që kompanitë e teknologjisë ti testojnë produktet e tyre nga anëtaret e ekipeve të tyre.

Si diskriminojnë algoritmet kundër grave?

 “Inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e algoritmeve tashmë i japin formë jetës sonë në mënyrë domethënëse dhe mondane”, shpjegon Joy Lisi Rankin një nga shkencëtaret më të rëndësishme mbi gjininë, racën dhe pushtetin në inteligjencën artificiale tek Instituti i Inteligjencën Artificiale në Nju Jork.

“Rrallëherë e kuptojmë këtë sepse teknologjia është e padukshme, mënyra si funksionin nuk është aspak transparente”, thotë ajo.

Këto sistemi algoritmi vendosin, për shembull, se “kush ka qasje ndaj burimeve dhe përfitimeve të rëndësishme”.

Një nga rastet më të mirënjohura të diskriminimit në bazë të IA ishte fati i zymtë i mekanizmit të punësimit në kompaninë Amazon.

Në 2018, u zbulua se kompania ndërkombëtare amerikane e kishte hequr pajisjen e inteligjencën artificiale, me të cilën kishte përzgjedhur kandidatët që aplikonin për punë për 4 vite me radhë, pasi ishte seksiste.  

Kompjuterët e Amazon ishin stërvitur që t’i analizonin aplikimet duke parë modelet e rezymeve që ishin dorëzuar në  dhjetë vitet e fundit. Megjithatë, duke konsideruar mbizotërimin mashkullor në këtë industri, shumica e rezymeve i përkisnin burrave, duke krijuar një makinë që favorizon më shumë kandidatët meshkuj.

“Përzgjedhja e rezymeve është një zonë shumë problematike,” vrojton Levy. “Edhe nëse iu thua algoritmeve që të mos e shohin gjininë, ato do të gjejnë mënyra të tjera për ta bërë këtë”.

Sistemet e identifikimit të tipareve janë një tjetër problem, tregon shkencëtarja. “Nëse je një grua me ngjyrë, do të punojë më keq”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?