Inter konfirmohet si mbreti i derbit të Madoninës. Zikaltrit vijuan dominimin e viteve të fundit pasi mposhtën Milanin me përmbysje 4-2 dhe tashmë ngjiten në vendin e parë të renditjes me pikë të barabarta me Juventusin.
Një ndeshje me dy fytyra për te dyja skuadrat. Në pjesën e parë ishte Milani që dominoi në çdo cep të fushës. Kuq e zinjtë arritën te realizonin dy herë. Zllatan Ibrahimoviç ishte protagonist kryesor me një asist dhe një gol që krijuan përshtypjen që do ishte nata e kuqezinjve.
Por, me sa duket Ibra nuk mjaftoi sepse skuadra e humbi terruan në pjesën e dyte.
Pas pushimit zi kaltrit e nisën ndeshjen me mjaft vrull duke barazuar shifrat vetëm 8 minuta nga starti i fraksionit të dytë.
Kjo e bëri akoma më te thjeshtë ndeshjen për formacionin e Antonio Contes që realizoi edhe dy herë të tjera dhe siguroi një fitore mjaft të rëndësishme.