English

Interi mposht Fiorentinën, kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Inter-Napoli do të jetë gjysmëfinalja e dytë e kupës së Italisë. Pas fitores 2-1 përballë Fiorentinës me gola të Candreva dhe Barela, zikaltrit siguruan një vend në fazën tjetër të kupës.

- Advertisement -

Fillimisht ishte Candreva që kaloi në avantazh zi kaltrit ndërkohë që Caseres barazoi përkohësisht rezultatin. Kualifikimin e Interit e vendosi goli i Barelas.

Detaji që i dha akoma më shumë bukuri fitores së Interin, ishte debutimi i Christian Eriksen. Danezi është blerja me e bujshme e Janarit dhe pati mundësinë që të vishte për herë të parë fanellën zi kaltër. Minuta pati gjithashtu edhe për Victor Moses që është një tjetër afrim i kësaj merkatoje.

Ndeshjet e para gjysmëfinale të kupës së Italisë do të luhen në datën 12 shkurt ndërkohë që ato të kthimit rreth një muaj me vonë. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Milanit dhe Juventusit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?