Në javën e 18-të të Serie A, Inter fitoi në ndeshjen me Napolin me rezultatin 1-3. Në anën tjetër tek Milani debtuton Zllatan Ibrahimovic, por kuqezinjtë nuk arrijnë të fitojnë as me Sampdorian.
Inter e ka nisur vrullshëm dhe vitin 2020, duke fituar në ndeshjen e parë me Napolin me rezultatin 1-3. Me një sulmues si Romelu Lukaku gjithçka u bë më e lehtë për ekipin e Antoni Kontes, që vijon të mbajë vendin e parë pas 18 javësh.
Lukaku shënoi dy herë në pjesën e parë, duke sinjalizuar se Inter synon më shumë se kurrë të rivalizojë për titull këtë edicion.
Edhe pse goli i Milik ringjalli shpresat tek të besuarit e Gjenaro Gatuzos, Lautgaro Martines vulosi gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar dhe golin e tretë.
Në anën tjetër, Juventus ruan ritmin, duke mundur me rezultatin 4-0 Kaljarin. Tre golat e Ronaldos dhe realizimi i Higuain vendosën fatin e takimit.
Zllatan Ibrahimoviç debuton me Milanin, por nuk ka shkopin magjik për të nxjerrë kuqezinjtë nga kriza. Milan barazoi pa gola me Sampdorian, duke regjistruar ndeshjen e tretë pa fitore në kampionat.
Suedezi zbriti në fushë në pjesën e dytë, por me kaq pak kohë me skuadrën hasi vështirësi dhe e pati të pamundur, që ta ndihmonte skuadrën e tij për t’u rikthyer tek fitorja.