English

Interpol: Krimi i organizuar po përshtatet me krizën, po krijon trende të reja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Pandemia e COVID-19 ka krijuar trende të reja krimi”, tha për Euronews Jurgen Stock, drejtori i Interpol.

- Advertisement -

Ai paralajmëroi se grupet e organizuara kriminale po përshtaten që të përfitojnë nga kriza botërore.

Policia në vende të ndryshme të botës ka sekuestruar mallra mjekësore kontrabandë që tani, përfshi mijëra maska nën standard, të ashtuquajturat “spërkatësit korona”, dezinfektues me spërkatje, ilaçet më të zakonshme për simptomat e coronavirusit si dhe pastrues duarsh me alkool.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se ende nuk është arritur një vaksinë për virusin, dhe zbulimi mund të kërkojë 12 deri në 18 muaj.

Po ashtu, OBSH tha se është ende herët për të dhënë një përfundim të saktë nëse ilaçet që përdoren kundër malaries vlejnë edhe për coronavirusin, pasi ekspertë të shëndetësisë në vende të ndryshme kanë sugjeruar se janë të dobishme.

Kreu i “Interpol” po ashtu tha se grupet e krimit të organizuar po përdorin taktika të tjera, si “call centers” kriminale.

“Kemi pasur një valë mashtrimesh me telefon”, tha ai. “Njerëzit marrin telefonata nga dikush që shtiret sikur po merr nga autoritetet spitalore. U thonë që një i afërmi i tyre është sëmurë dhe u duhen para për kurim.

Veç kësaj, hakerat po përhapin mesazhe në të cilat shtiren sikur janë njoftime shëndetësore, duke i bërë njerëzit të hapin programe dëmtuese.

Javën e shkuar, Interpol tha se kanë kryer 121 arrestime në të gjithë botën në lidhje me shitjet e paligjshme në internet të mallrave mjekësore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?