English

Investimet në shëndetësi, për projektet e vitit 2020 u dhanë mbi 60 miliardë lekë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Së fundmi u inaugurua spitali i ri kirurgjik “Frederik Shiroka” në Qendrën Spitalore Universitare. Godina ka një kapacitet prej 120 shtretërish, do të kryejë 9 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit  dhe mbi 23 mijë mikrokirurgji.

- Advertisement -

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të kenë një sallë digjitale për praktikat e tyre mësimore.

Për vitin 2020 Ministria e Shëndetësisë ka një fond mbi 60 miliardë lekësh për të mbështetur programet e saj.

Gjatë prezantimit të buxhetit për këtë vit, ministrja e Financave, Anila Denaj tha se shëndetësia ka një fond prej 350 milionë lekësh për rinkonstruksionin e 120 qendrave shëndetësore në vend. 64 milionë lekë nga këto fonde janë për mobilimin dhe pajisjet mjekësore.

Ndërkohë, investimet për qendrat spitalore universitare bëhen pjesërisht dhe nga Ministria e Arsimit për sallat e studimit dhe laboratorët mjekësorë, përpos faktit që ato gjenden brenda perimetrave të spitaleve.

Sektori i Shëndetësisë ka gjithashtu katër kontrata koncensionare për të cilat duhet të shlyejë detyrimet ligjore.

Sipas buxhetit përkatës të Ministrisë së Financave, fondi për pagesat e këtyre kontratave është rritur me 143%.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?