Deputetët irakianë kanë miratuar një rezolutë ku kërkohet që të largohen trupat e huaj ushtarakë, ata amerikanë dhe aleatët. Një veprim i tillë u ndërmor në kundërpërgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani në aeroportin e Bagdadit.
Parlamenti në Bagdad gjithashtu bëri thirrje që trupat e huaj të ndalohen që të përdorin tokën, hapësirën ajrore apo ujore të Irakut.
SHBA ka rreth 5.000 personel ushtarak në Irak, kryesisht që shërbejnë si këshilltarë.
Mijëra Irakianë morën pjesë ceremoninë funerale kushtuar komandantit Soleimani përpara se trupi i tij të dërgohej në Iran.
Iraku e gjen veten në një pozitë të vështirë si një aleat i Iranit fqinj dhe i SHBA. Mijëra trupa amerikane qëndruan në vend për të ndihmuar në luftën më të gjerë kundër Shtetit Islamik mysliman sunit (IS).
Por qeveria e sheh vrasjen e gjeneralit iranian si një shkelje të sovranitetit të saj dhe të kushteve të pranisë së koalicionit në Irak.
Ndërkohë, një shumëllojshmëri e grupeve të militantëve shiitë në Irak janë mbështetur nga Irani, dhe ka shqetësime se një pjesë e popullsisë së Irakut simpatizuese ndaj Iranit janë tjetërsuar nga vrasja, dhe se grupet militante mund të kërkojnë hakmarrje.