Televizioni shtetëror i Iranit deklaroi të shtunën se coronavirus i ka marrë jetën edhe 97 personave, duke e çuar numrin total të viktimave në 611 në mesin e 12,729 rasteve të konfirmuara.
Irani është shteti që po vuan më tepër nga coronavirus në Lindjen e Mesme. Prej virusit janë infektuar edhe disa zyrtarë të lartë të vendit.
Pas Kinës dhe Italisë, Irani renditet si vendi i tretë më i prekur në botë.
Zhvillime të tjera gjatë së shtunës:
- Shumë kryetarë bashkie në Itali kanë urdhëruar mbylljen e parqeve dhe këndeve të lojërave
- Rwanda and Mauritania regjistrojnë rastet e para
- Republika Çeke jep urdhër për mbylljen e të gjithë dyqaneve duke nisur nga e shtuna në mëngjes, përveç ushqimoreve.
- Turqia ndalon fluturimet nga 9 vende të Europës duke nisur nga dita e sotme e deri në 17 prill
- Zelanda e Re lajmëron “për kufizimet më të rrepta të kufijve në gjithë botën”, dhe vetizolim dyjavor për vizitorët.
- Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e emergjencës prej 8.3 miliardë dollarësh
- Arabia Saudite pezullon të gjitha fluturimet për dy javë duke nisur nga e diela.