Nazanin Zaghari-Ratcliffe është liruar përkohësisht nga burgu ku po mbahet në Iran, pas frikës së përhapjes së COVID-19.
Lirimi i saj është konfirmuar dhe nga ministri i Jashtëm i Britanisë Dominic Raab.
“Nazanin është lënë përkohësisht e lirë gjatë pasdites së sotme, për një afat kohor prej dy javësh”, lajmëroi bashkëshorti i saj Richard Ratcliffe përmes një deklarate.
Gjatë kësaj kohe, ajo është e detyruar të mbajë një mikroçip për të kontrolluar vendndodhjen e saj, ka shtuar ai.
Nazanin Zaghari-Ratcliffe, me shtetësi të dyfishtë britanike dhe iraniane, u arrestua në Iran më 3 prill të 2016 me akuzën se ishte duke organizuar një grusht shteti për rrëzimin e qeverisë.