Zv/ministri iranian i zhëndetësisë, Iraxh Harirki, deklaroi se analizat e tij për coronavirus kanë dalë pozitive.
“Rezultatet e analizave u dhanë para pak minutash. Edhe unë kam coronavirus”, tha ai në një postim në Twitter, një ditë pasi ishte futur në karantinë.
Haririçi ishte shfaqur në një konferencë për shtyp më 24 shkurt, para se të merrej vesh që ishte me coronavirus, dhe gjatë deklaratës duket që është i sëmurë.
Ai shihet të fshijë ballin nga djersët me shami letre, dhe një nga ndihmësit afrohet për t’i dhënë një pako tjetër.
Në këtë konferencë, Haririçi po qëndronte përkrah zëdhënësit të qeverisë iraniane, Ali Rabei.
Në këtë konferencë, Harirçi tha se në Iran kanë vdekur vetëm 12 veta nga coronavirusi, dhe mohoi zërat që numri i të vdekurve ishte në fakt 50.
Lajmi për 50 të vdekur u dha nga agjencia gjysmë-zyrtare, ILNA.
Sot, shifra e lëshuar zyrtarisht nga Irani është për 16 të vdekur, pasi u shtuan edhe katër raste vdekjesh.
Komi është një destinacion popullor për pelegrinët shiitë, ndërkohë që mbi 250 prej tyre janë futur në karantinë.