English

Iran, 50 të vdekur nga coronavirusi, shtohen rastet në Kore të Jugut e Kinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Irani ka njoftuar se të vdekurit nga coronavirusi kanë arritur në 50, pas përhapjes në qytetin e Komit.

- Advertisement -

Ky lajm u dha nga agjencia gjysmë-zyrtare ILNA-, vetëm pak orë pasi zyrtarët iranianë deklaruan se numri i vdekjeve ishte 12, nga 43 raste në total.

Komi është një destinacion popullor për pelegrinët shiitë, ndërkohë që 250 prej tyre janë futur në karantinë.

Ahmad Amiriabadi Farhani, një nga drejtuesit kryesorë në Kom, tha se situata nuk është aspak e mirë.

Ndërkohë, numri i të prekurve është rritur edhe në Korenë e Jugut, ku presidenti bëri thirrje për të marrë masa të fuqishme, të paprecedenta, për ta ndaluar përhapjen e virusit të frikshëm.

Koreja numëron 763 të prekur në total, dhe 161 raste janë shtuar vetëm në ditën e fundit. Numri i të vdekurve tani ka shkuar në shtatë.

Në Kinë vazhdojnë të shtohen rastet, me 409 të raportuar vetëm këtë të hënë, gjë që e çon numrin e të infektuarve në 77,150, ndërsa të vdekurit në 2592.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?