English

Irani braktis Paktin Nuklear pas vrasjes së Soleimanit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Irani nuk do t’i qëndrojë më kushteve të Paktit Nuklear të vitit 2015, ka lajmëruar të dielën televizioni shtetëror.

- Advertisement -

Lajmërimi u bë të dielën në mbrëmje pasi një zyrtar iranian tha se ishin duke konsideruar marrjen e masave të mëtejshme pas vrasjes së Gjeneralit Qassem Soleiman të premten në Bagdad.

Televizioni shtetëror citoi deklaratën e bërë nga administrata e Presidentit iranian Hassan Rouhani  ku thuhej se vendi nuk do të respektojë kufizimet për pasurimin e vendit, sasinë e lejuar të magazinimit të uraniumit si dhe kërkimet dhe zhvillimet e aktiviteteve të saj nukleare.

Gjenerali iranian që ka zëvendësuar liderin e vrarë nga sulmi ajror amerikan në Bagdad, Esmail Ghaani, premtoi të dielën se do të hakmerrej.  

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, programi mbikëqyrës i Kombeve të Bashkuara për Iranin, nuk ishte menjëherë i gatshëm për të dhënë një deklaratë.

Më herët gjatë së dielës, Iraku votoi për të dëbuar trupat e huaja dhe Hezbollahu u zotua se do t’i japë fund prezencës ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Parlamenti iraken i dha fund marrëveshjes me Uashingtonin, ku trupat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA më shumë se 4 vite më parë, ishin ftuar për të ndihmuar në luftën kundër Shtetit Islamik.

Mijëra persona kanë dalë në rrugët e dy qyteteve kryesore në Iran në shenjë homazhi për Gjeneralin Qassem Soleimani, si pjesë ceremonisë dy ditore në Republikën Islamike.

Ndërkaq, Trump ka vazhduar të postojë paralajmërime në Twitter për Iranin.

“Këto postime do të shërbejnë si një lajmërim për Kongresin e Shteteve të Bashkuara, që nëse Irani do të godasë apo të vërë në shënjestër ndokënd nga SHBA, Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen menjëherë dhe ndoshta në mënyrë disproporcionale” shkroi të dielën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?