English

Irani fajëson Izraelin për shpërthimet në tubacionet e gazit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri iranian për Naftë, Javad Owji, ka fajësuar Izraelin për një sërë shpërthimesh të ndodhura së fundi, që ndërprenë linjat e transmisionit të gazit në provinca të Iranit, incidente që kanë rritur edhe më shumë tensionet mes dy shteteve rivale.

- Advertisement -

Duke folur me gazetarët më 21 shkurt, Owji i përshkroi incidentet si akte të qëllimshme të orkestruara nga Izraeli, që sipas tij, synonin të minonin furnizimet e brendshme të Iranit në dy provinca të mëdha. Owji nuk ofroi dëshmi për të mbështetur pretendimet e tij.

Autoritetet izraelite, si zakonisht, nuk kanë reaguar publikisht për këto akuza.

Shpërthimet e 14 shkurtit goditën linjat kombëtare të Iranit, duke çuar në ndërprerje të furnizimeve me gaz për të paktën pesë provinca iraniane. Shpërthime u raportuan në provincat Fars, Çaharmahal dhe Baktiari, ndërkaq kompania kombëtare e gazit i cilësoi incidentet si “akte sabotuese dhe terroriste”, që shënjestruan dy tubacione kryesore.

Në një artikull më 16 shkurt, New York Times citoi dy zyrtarë perëndimorë dhe një ekspert ushtarak të lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit të kenë thënë se është e mundur që Izraeli qëndron prapa jo vetëm të shpërthimeve në tubacione, por edhe të një incidenti të ndarë në një fabrikë kimikatesh në perëndim të Teheranit.

Zyrtarët izraelitë nuk kanë komentuar as për incidentin në fabrikë.

Owji tha se dëmet në tubacion janë riparuar.

Irani dhe Izraeli për vite të tëra janë të përfshirë në një luftë në hije. Tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë përkeqësuar që kur ka nisur konflikti në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Shkatërrimi i marrëveshjes së vitit 2015 për armë bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore ka rritur po ashtu tensionet rajonale, përderisa Teherani është larguar nga zotimet e marrëveshjes dhe ka zgjeruar aktivitetet e tij bërthamore.

Bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes, që ulte aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, janë bllokuar.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?