English

Irani kryen një tjetër ekzekutim lidhur me protestat e vitit 2022

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Irani më mënyrë të fshehur ka ekzekutuar një person të enjten, pasi e ka shpallur atë fajtor për vrasjen e një pjesëtari të forcave të sigurisë gjatë protestave masive që mbërthyen Republikën Islamike vitin e kaluar, thanë grupet e të drejtave të njeriut.

- Advertisement -

Ky është ekzekutimi i tetë që Irani ka kryer në lidhje me protestat që shpërthyen në shtatorin e vitit 2022, pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, një grua e re iraniane-kurde, e cila ishte arrestuar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, shamisë së kokës.

Milad Zohrevand u ekzekutua në burgun në qytetin perëndimor të Hamadanit, tha organizata Hengaw, me seli në Norvegji.

Ai ishte dënuar me vdekje për vrasjen e një zyrtari të Gardës Revolucionare gjatë protestave në qytetin Malajer, nëntorin e vitit të kaluar.

Hengaw, organizatë që përqendrohet në çështjet që kanë të bëjnë me kurdët, tha se Zohrevand nuk ishte njoftuar paraprakisht se do të ekzekutohej dhe kur e kuptoi se do të ekzekutohej, atij nuk iu lejua që të realizonte një takim të fundit me familjarët e tij.

Për ekzekutimin e Zohrevandit, që ishte në të 20-tat, nuk është raportuar nga mediat brenda Iranit.

Ndërkaq, organizata që ofron ndihmë ligjore, Dadban, po ashtu konfirmoi dënimin kapital të Zohrevandit, dhe tha se atij nuk i ishte lejuar që të kishte avokat.

Autoritetet iraniane veçse kishin ekzekutuar shtatë persona në lidhje me protestat e vitit 2022, duke nxitur dënim të fuqishëm nga grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?