Teksa Irani përgatitet për zgjedhjet parlamentare më 21 shkurt, disa qytetarë deklarojnë se janë të zhgënjyer nga autoritetet. Duke iu referuar problemeve ekonomike, s’kualifikimi i disa kandidatëve reformistë, rrëzimi i avionit ukrainas dhe ofensiva qeveritare ndaj protestuesve, shumë njerëz kanë zgjedhur të mos e hedhin votën.
“Unë nuk do të marr pjesë në zgjedhje për shkak se Republika Islamike deri tani nuk ka mbajtur asnjë premtim”, shprehet një grua iraniane.
“E di që asnjë nga pritshmërinë tona nuk do realizohet. Dhe me s’kualifikimet në masë, ata njerëz që mund të ndihmonin sado pak nuk do të mund të hyjnë në Parlament”, thotë një tjetër qytetar.
Sidoqoftë, të tjerë janë të vendosur të votojnë. “Ne do të përpiqemi të gjejmë personat e duhur dhe të votojmë për ta, në mënyrë që të dalin me plane për të ndihmuar vendin”, shprehet një qytetar.
Në këtë raund zgjedhjesh, Këshilli Kushtetues skualifikoi një numër figurash reformatore, përfshirë ligjvënës aktualë, nga e drejta për të kandiduar. Mbështetësit e tyre kritikuan këtë lëvizje duke deklaruar se kjo do të çojë në një garë të pabarabartë mes fondamentalistëve dhe reformatorëve.
“Kjo mund të jetë atmosfera më e ftohtë zgjedhore që kam parë në 40 vitet e fundit, për shkak se është si një garë me një kalë. Njëra palë ka gjithçka, ndërsa tjetra përballet me kufizime”, thotë Mostafa Tajzadeh, aktivist politik.
Teksa Teherani është në qendër të vëmendjes, s’kualifikimet nuk janë aq të rëndësishme sa zgjedhjet të mos mbahen, por me realizimin e tyre pushteti aktual gëzon avantazh.
Në 41 vitet e fundit, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të Iranit ka qenë 60.5 për qind, por sipas sondazheve, këtë herë votuesit e zonave periferike ka pak gjasa të shfaqen në qendrat e votimit.
Duke marrë parasysh pakënaqësinë politike dhe ekonomike në rritje, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të Iranit është shqetësimi kryesor këto ditë. Por sado njerëz të votojnë të premten, rezultati nuk ka të ngjarë të ndryshojë drejtimin e brendshëm dhe të jashtëm politik.