English

Irani refuzon të dorëzojë kutitë e zeza pas rrëzimit të avionit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Irani nuk do të dorëzojë regjistruesit e fluturimeve me kuti të zeza të gjetura pas rrëzimit të avionit ukrainas në Teheran ku humbën jetën 176 persona.

- Advertisement -

Boeing 737-800 u rrëzua një ditë më parë disa minuta pasi u nis nga aeroporti i Teheranit.

Sipas rregullave globale të aviacionit, Irani ka të drejtë të drejtojë hetimin, por prodhuesit zakonisht përfshihen dhe ekspertët thonë se disa vende janë në gjendje të analizojnë kutitë e zeza.

Normalisht, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të ketë një rol në çdo hetim ndërkombëtar që përfshin Boeing të prodhuara nga SH.B.A.

Kreu i organizatës së aviacionit civil në Iran u shpreh se hetimi do të drejtohet nga Irani ku mund të jenë prezentë edhe autoritete të Ukrainës.

Sipas Iranit aksidenti u shkaktua nga probleme teknike ku një nga motorët mori flakë.

Nga ana tjetër edhe presidenti i Ukrainës Zelensky ka urdhëruar prokurorët e Kievit të hapin një hetim për të zbuluar shkaqet e vërteta të rënies së avionit ku udhëtonin pasagjerë iranianë, kanadezë, ukrainas, suedezë, gjermanë dhe britanikë.

Sipas ambasadës ukrainase në Iran shkaqet e vërteta do të bëhen publike pas hetimeve.

E teksa shumë kompani ajrore në botë kanë vendosur të pezullojnë fluturimet në hapësirën ajrore të iranit edhe Ukraina ka pezulluar të gjitha udhëtimet drejt këtij shteti.

Rrëzimi i avionit të ndërtuar në vitin 2016 erdhi në një kohë ku tensionet mes SHBA dhe Iranit po shqetësojnë të gjithë botën.

Kjo ngjarje ndodhi disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza ajrore që strehonin forcat amerikane në Irak, por deri më tani nuk ka prova që këto dy ngjarje të kenë lidhje me njëra tjetrën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?