English

Irida Qosja: Po verifikohen të gjithë subjektet, inspektoriati i punës ka pezulluar 24 prej tyre

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania, përgjegjësja e Inspektimit për Marrëdhëniet e Punës në Inspektoriatin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Irida Qosja u shpreh se pandemia e gjeti inspektoriatin në një fushatë të ndërmarrë në sektorin fason për të drejtat dhe detyrimet e punëmarrësve. Ndërkohë sipas saj, me shfaqjen e pandemisë, ndryshoi edhe drejtimi i punës.

- Advertisement -

“Sigurisht ne bëmë një qasje tjetër. Më shumë se sa fushatë, ishte një qasje e inspektoriatit të punës për të luajtur rolin e tij në raport me marrjen e masave nga subjektet në kuadër të frenimit të përhapjes së virusit COVID-19.  Për këtë, në datat 12-13 mars, grupet e inspektorëve në terren kanë zhvilluar  verifikimet në të gjitha subjektet fasone dhe call center, për verifikimin e zbatimit të masave në kuadër të COVID-19 nga ana e subjekteve”, tregon Qosja. 

Sipas saj, nga inspektimet u konstatua se nga 1142 subjekte, 83 e kishin pezulluar vetë punën me qëllim marrjen e masave, për të rifilluar në momentin që këto masa do të ishin marrë, për shkak edhe të numrit të madh të punëmarrësve, të cilët qëndrojnë ngjeshur në të njëjtin ambjent.

“24 subjekte u pezulluan nga inspektorët e punës pasi u gjetën të punojnë pa marrjen e masave, të cilat ishin bërë tashmë publike edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe të cilat ne si inspektoriat jemi kujdesur t’i përditësojmë në faqjen tonë zyrtare inspektoriatiipunes.gov.al. Maskat konsistojnë në rivlerësimin e riskut dhe marrjen e masave konkrete sipas përcaktimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila udhëheq këtë situatë. Duhet të siguroheshin dizinfektimi i ambienteve, distanca mes punonjësve, aq më tepër që këto subjekte të call center-ave dhe fasoneve kanë një përqendrim të numrit të punëmarrësve dhe në distanca të afërta, kështuqë u vu kusht distanca mbi 1.5m larg njëri-tjetrit. U kërkua dhe sigurimi i dizinfektantëve të nevojshëm dhe marrja e masave, si maska dhe doreza për të gjithë punonjësit e punësuar në atë ambient”, u shpreh Irida Qosja.

Përgjegjësja e Inspektimit për Marrëdhëniet e Punës në Inspektoriatin Shtetëror të Punës, shtoi dhe se inspektorët e punës u kujdesën që vetë stafi të ishte i mirëtrajnuar për të pasur një qasje të sigurt pranë bizneseve.

“Pavarësisht dëshirës për të rregulluar diçka mund të bëhesh shkak për të përhapur virus në ato subjekte ku ti shkon dhe kontrollon. Mbas datës 13 mars patëm një urdhër ku të gjithë duhet të trajtonim dhe të merrnim në konsideratë përmes komunikimeve elektronike, telefonike të gjithë punonjësit, të cilëve i duheshin dhënë sqarime dhe informacion të vlefshëm për çdo subjekt me qëllim qasjen pozitive në këtë situatë”, tregoi Qosja. 

 

 

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?