English

Irlanda u shtohet vendeve që bllokojnë veprimtaritë prej Coronavirusit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Irlanda do të nisë një bllokim të pjesshëm të veprimtarive këtë të enjte, që nga ora 18:00, duke mbyllur shkollat dhe të gjitha veprimtaritë publike në mënyrë që të ulet përhapja e coronavirusit COVID-19.

- Advertisement -

Kryeministri Leo Varadkar njoftoi se do të ketë masa të ngjashme me ato që janë vendosur në Itali gjatë fundjavës, duke mbyllur muzetë, ekspozitat dhe mjedise të tjera publike.

Ai tha se kjo do të jetë diçka tronditëse, por së bashku mund ta ngadalësojnë përhapjen e virusit e të kthehen në normalitet.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka bllokuar të gjitha udhëtimet në zonën Shengen për 30 ditë.

Kjo nuk është pritur mirë nga BE-ja, e cila ka dalë me një deklaratë dhe e ka dënuar vendimin e presidentit Trump për 26 vendet e Shengenit.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michael dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen thanë se kjo pandemi është “një krizë botërore, e pakufizuar në asnjë kontinent dhe ka nevojë për bashkëpunim më tepër se sa vendime të pamenduara”.

Bashkimi Europian e ka kundërshtuar presidentin Trump duke thënë se BE ka marrë vendime të forta për ta kufizuar përhapjen e virusit”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?