English

Ish-diplomati i BE-së dyshohet për spiunazh me Kinën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një ish-diplomat është nën hetim në Gjermani pas dyshimeve për spiunazh me Kinën.

- Advertisement -

Të përfshirë gjithashtu janë dhe dy lobistë, ka raportuar një media gjermane.

Policia ka bastisur shtëpi dhe zyra ne Bruksel, Berlin dhe në qytete të tjera të Gjermanisë, në Baden-Vurtemberg  dhe Bavari. Deri më tani nuk ka të arrestuar.  

Një nga tre të dyshuarit që akuzohet për spiunazh me Kinën, është një ish-diplomat gjerman që ka punuar për Komisionin Europian dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Europian, ku ai ishte dhe përfaqësuesi i BE-së në marrëdhëniet me jashtë.  

Dy të dyshuarit akuzohen se kanë përcjellë informacione, teksa një i tretë akuzohet se kishte planifikuar ta bënte këtë.

“Herë pas here ka aludime për spiunazh në Bruksel, qoftë nga Rusia apo nga Kina, por është shumë e rrallë që diçka kaq domethënëse të mund të zbulohet” shpjegon Shona Murray nga Euronewsi.

Është e paqartë se çfarë qasje ndaj informacionit kanë pasur të dyshuarit, teksa hetimet janë duke vazhduar.

Ky rast vjen në një moment shumë të ndjeshëm për Brukselin dhe Gjermaninë, teksa vendet anëtare janë duke konsideruar nëse duhet të lejojnë kompaninë e teknologjisë kineze Huawei të vendosë rrjete 5G përreth bllokut europian.   

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?