English

Ish-gjeneralët amerikanë: Rënia kaotike e Kabulit, dështim i administratës Biden

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy ish-gjeneralë të lartë amerikanë, që kanë mbikëqyrur evakuimin e forcave ushtarake amerikane prej Afganistanit, teksa vendi ka rënë në duart e talibanëve në gusht të vitit 2021, e kanë fajësuar administratën e presidentit amerikan, Joe Biden për largimin kaotik.

- Advertisement -

Ata u kanë thënë të martën ligjvënësve amerikanë se mungesa e planifikimit të mirëfilltë për evakuim, dhe afatet e gabuara kohore kanë qenë dy faktorët kyçë për situatën e krijuar.

Dëshmia e rrallë publike e dy gjeneralëve të pensionuar i ka shpërfaqur për herë të parë dallimet në mes të liderëve ushtarakë dhe administratës Biden, në ditët e fundit të luftës.

Dy prej dallimeve kyçe kanë qenë që ushtria ka këshilluar që SHBA-ja t’i mbajë të paktën 2.500 ushtarë në Afganistan për të garantuar stabilitetin, dhe dyshimi që Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) nuk e ka marrë me kohë vendimin për evakuim.

Deklaratat e tyre janë në kundërshtim me një dokument të brendshëm të Shtëpisë së Bardhë, në të cilin është thënë se vendimet e presidentit Biden kanë qenë “tejet të kufizuara” për shkak të marrëveshjeve paraprake të negociuara prej ish-presidentit amerikan Donald Trump, dhe ushtria është fajësuar për situatën, duke thënë se komandantët kryesorë kanë pasur mjaftueshëm burime për të menaxhuar evakuimin.

Në ditët e fundit të luftës janë vrarë 13 ushtarë amerikanë, si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë në aeroportin e Kabulit, teksa talibanët e kanë marrë pushtetin në Afganistan.

Mijëra shtetas amerikanë dhe afganë kanë bërë çmos që të nisen drejt SHBA-së.

Në fund, ushtria amerikane ka arritur t’ shpëtojë më shumë se 130.000 civilë, para se të nisej aeroplani i fundit ushtarak prej Kabulit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?