English

Ish-gruaja e “Ujkut të Wall Street”: Historia e vërtetë ishte edhe më e ekzagjeruar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-gruaja e Jordan Belfort  (luajtur nga Leonardo DiCaprio në The Wolf of Wall Street ), së fundmi konfirmoi se ajo që kemi parë në filmin hit të Martin Scorsese është “90% e vërtetë”.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, Nadine Macaluso (e luajtur nga Margot Robbie në film) foli për ‘Anything Goes’ dhe kur u pyet se sa i saktë ishte filmi, ajo u përgjigj: ‘Të paktën 90%. Pjesa më e madhe e asaj që shihni në The Wolf of Wall Street është mjaft afër ngjarjeve reale”, por ajo theksoi se “historia e vërtetë mund të jetë edhe më e ekzagjeruar se ajo që u prezantua në film”.

Më vonë në intervistë, Macaluso u pyet për festën famëkeqe ku ajo u takua për herë të parë me Belfort dhe konfirmoi se një moment i përshkruar në film ishte shumë i saktë.

Siç tha ajo në mënyrë karakteristike: “Filmi, e them sërish është një histori shumë e vërtetë. Unë shkova në atë festë me shokun tim dhe ashtu si shfaqet në filma, u tremba plotësisht dhe i thashë “duhet të ikim nga këtu, këta njerëz janë të çmendur”. Nuk e dija që ishin të gjithë në Quaalude (metaklon) në atë kohë, isha 22 vjeç, as nuk e dija se çfarë ishte dhe shkuam. Por unë mendoj se Jordan tashmë më kishte pikasur mua dhe kishte vendosur që donte të dilte me mua”.

Siç përshkruhet në filmin e famshëm të vitit 2013, i cili u nominua për 5 çmime Oscar, Jordan Belfort filloi të punonte në Wall Street dhe në moshë të re krijoi firmën e tij të investimeve mes euforisë dhe garës së furishme të bursës.

Ky biznes i veçantë funksiononte në thelb si një qendër thirrjesh përmes së cilës shiteshin produkte investimi me cilësi të dyshimtë. Belfort u bë shumë i pasur, por lumturia e tij ndoshta… i iku, pasi përfundoi në rehabilitim dhe në vitin 1998, u arrestua me akuzën e mashtrimit të klientëve të tij, të cilët humbën më shumë se 200 milionë dollarë.

56-vjeçarja Nadine Macaluso, e cila është psikologe, ishte gruaja e dytë e ish-aksionerit dhe mashtruesit Jordan Belfort.

Në një intervistë të mëparshme, ajo kujtoi edhe momentin kur ish-aksionari i bursës përplasi makinën e tij pasi kishte marrë shumë drogë, me vajzën e tyre të vogël brenda.

Duke folur në podcastin Juicy Scoop, Macaluso – e cila ka dy fëmijë me Belfort – shpjegoi në atë kohë se ajo vuante fizikisht për shkak të marrëdhënies së saj toksike me të.

Macaluso, e cila tani ndihmon viktimat e abuzimit në familje të përballen me traumat e tyre, shpesh ndan video në mediat sociale në të cilat ajo flet për përvojën e saj të keqe me Belfort. “Ish-burri im e shfrytëzoi jetën tonë ashtu siç donte. Dhe unë e përdor këtë mënyrë për t’i ndihmuar njerëzit – për t’i fuqizuar ata, për t’i mësuar dhe për të thyer stigmën e shëndetit mendor “, thotë ajo në një nga postimet e saj.

Madje Macaluso zbuloi se ajo ndihej rehat duke lënë martesën vetëm kur Belfort u arrestua, pasi e dinte se ai nuk mund ta lëndonte më. Një vit e gjysmë pas divorcit të tyre, ajo u takua me bashkëshortin e saj 22-vjeçar, John.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?