English

Ish-kryemninistri François Fillon në gjyq pas skandalit për shpërdorim detyre

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish kandidati për president, François Fillon, shkoi në gjyq ditën e hënë për tu përballur me akuza për mashtrim dhe shpenzim të fondeve publike për të paguar një punë që gruaja dhe fëmijët e tij pretendohet se nuk e kanë bërë.

- Advertisement -

Në gjyq ishin të pranishëm Fillon dhe gruaja e tij, por u kërkua që seanca të ndërpritej deri të mërkurën pas një kërkese të avokatëve për të shprehur solidaritet ndaj kolegëve të tyre që janë në grevë për reformën e pensioneve.

Ish-kryeministri ishte ndër pretendentët kryesor në garën e Pallatit të Elizesë në 2017 si kandidati i partisë kryesore të qendrës së majtë, por fushata e tij u dëmtua seriozisht në momentin e skandalit.  

Fillon dyshohet se ka punësuar gruan dhe fëmijët e tij si asistentë në parlament në vitet 1998 dhe 2013, por dyshohet që ata nuk e kanë mbajtur këtë post.

Penelope Fillon dhe asistenti i tij Marc Joulard janë akuzuar si bashkëpunëtorët e tij.

Familja Fillon i ka mohuar akuzat e shpërdorimit të më shumë se 1 milion eurove nga fondet shtetërore. Muajin e shkuar ai tha për mediat e vendit se punësimi i gruas së tij nuk ishte i rremë dhe se sipas provave që ata kanë paraqitur ajo ishte “asistentja ime e parë dhe më e rëndësishme”.

Në fillim të vitit 2017, revista satirike Le Canard Enchaine raportoi se Penelope Fillon ishte paguar me qindra mijëra euro për rolin e saj si asistente në parlament, por se në të vërtetë nuk kishte bërë shumë.

Programi investigativ Envoye Special publikoi një intervistë të mbajtur 10 vite më parë ku gruaja e Fillon u pyet për punën e të shoqit, të cilës ajo u përgjigj: “Nuk kam qenë kurrë asistentja e tij”.

Pala mbrojtëse ka sjellë në gjyq rreth 500 dokumente që thonë se kanë lidhje me punën që bënte Penelope Fillon.

Francois Fillon e ka quajtur rastin si një “atentat politik”. Ai u përpoq ta vazhdonte garën për presidencën franceze por nuk ia doli të kalojë në fazën e dytë.

Fillon, i cili ka mbajtur postin e kryeministrit gjatë presidentit, akuzohet me shpërdorim të fondeve publike, marrje parash nga shpërdorimi i fondeve publike dhe përvetësimi i aseteve të një kompanie.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?