English

Mesazhi i ish-ministri Bushati për 8 Marsin: S’ecet përpara me gjysmën e mendjes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shpërndarë një video mesazh me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, ku shprehet se, “një vend nuk mund të ecë përpara me gjysmën e mendjes dhe gjysmën e zemër”, duke iu referuar mungesës së barazisë gjinore.

- Advertisement -

Edhe pse thotë se, Shqipëria vitet e fundit ka bërë hapa para, z. Bushati thekson se barazia nuk është statistikë dhe fasadë dhe për këtë arsye u shpreh një falënderim të veçantë grave që luftojnë për barazi të vërtetë.

“Sot, dua të përgëzoj dhe inkurajoj pikërisht këto gra dhe vajza që nuk përkulen, nuk pranojnë që të shërbejnë si fasadë e burrave në politikë, sipërmarrje apo media duke zgjedhur me vendosmëri rrugën e mundimshme të suksesit në shoqëri. Gratë e vajzat që nuk e pranojnë dhunën e diskriminimin. Refuzojnë! Denoncojnë! Gratë dhe vajzat e gjeneratës së re që nuk pranojnë kthimin e orës mbrapa. Për ato që nuk bëjnë kompromis, dhe nuk pranojnë të jenë thjeshtë dhe vetëm numra, e as statistikë”, shprehet z. Bushati.

Ish-ministri duke iu referuar ngjarjeve të rënda të krimit në familje që ka sjellë me dhjetëra gra viktima, bën thirrje për të ndalur këtë “dhunë shtazarake” që i përket një mentaliteti të vjetër.

“Aktet e dhunës ndaj grave dhe vajzave që kanë tronditur opinionin publik tregojnë se ka ende forca që duan të na kthejnë pas. Duan ta tërheqin progresin drejtë një mentaliteti të vjetruar patriarkal. Është koha që të angazhohemi me mish e shpirt në mënyrë që të sigurohemi që gratë dhe vajzat nuk do të jenë viktima të kësaj dhune shtazarake. 8 Marsi duhet të shërbejë si një moment rigjallërimi në betejën për barazi në trajtim mes burrave dhe grave për të shtuar rastet e suksesit të grave dhe vajzave në shoqëri. Ne nuk mund të mjaftohemi me faktin se e kemi shtëpinë tonë në rregull”, përfundon mesazhin z. Bushati.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?