English

Ish-ministri Tahiri ende në dyert e gjykatave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Posaçme të Apelit nuk ka ende një datë se kur do të filloj edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga vendimi i ish-Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Renda.

- Advertisement -

Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj shërbim prove për shpërdorim detyre dhe vendimin e kanë apeluar si Prokuroria edhe vetë ish-ministri.

Euronews Albania kontaktoi zyrtarisht me Gjykatën e Posaçme të Apelit, e cila bën të ditur se kjo gjykatë ende nuk ka administruar aktet.

Shkak për këtë vonesë është bërë mos njoftimi i Jaled Çelës, ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, i cili është i bashkëpandehur në këtë proces së bashku me ish-ministrin Tahiri. Çela është në arrati prej nëntorit të 2017.

“Ju bëjmë me dije se Kryesekretaria e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është në fazën dhe etapat e fundit procedurave të njoftimeve për një prej të pandehurve. Sipas dispozitave të nenit 419 të K.Pr.Penale, ku dërgimi i akteve në gjykatën që do shqyrtoj çështjen kryhet brenda 5 ditëve nga realizimi i njoftimeve”, bëhet e ditur nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin.

Prokuroria kërkoi për Saimir Tahirin, 8 vite burg si për akuzat e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal, pasi kishte ndihmuar grupin e Habilajve në trafikun e kanabisit. Por, gjykata vendosi të ndryshojë akuzën në shpërdorim detyre duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj shërbim prove. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?