Gazetari Ermal Vija, teksa ka folur për grupet kriminale në vendin tonë, përmendi dhe rastin e Sokol Koçiut, ish-oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, i cili bashkëpunoi me grupet kriminale për të sjellë sasi drogë në vendin tonë.
“Rasti i parë që njeh Shqipëria është me Sokol Koçiu, ish-oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, i cili ka bashkëpunuar me grupet kriminale për të sjellë sasi droge nëpërmjet një anije, e cila nuk mbërriti që e gjurmuan autoritetet e huaja dhe bën arrestimin e personave në vendin tonë”-nënvizoi ai në një intervistë për Euronews Albania.
Ndërsa për rastin e Xibrakës ku ndodhej dhe laboratori i drogës, tha se grupet kriminale që donin ta prodhonin vetë lëndë narkotike, por që ky loborator u shkatërrua.
“Në rastin e Xibrakës, grupet kriminale tentuan ta prodhonin vetë lëndën narkotike. Ato e transportuan përmes vajit të palmës ose mënyra tjera, ndërsa personat që do ta nxirrnin ishin dy kulumbianë që janë dënuar”- u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Goditet mafia shqiptare në Belgjikë, 30 të arrestuar
- Policia belge e fokusuar te mafia shqiptare, thotë gazetari