Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule është paraqitur pranë ambienteve e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) këtë të mërkurë.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, Kule u shpreh për mediat se ishte thirrur për sqarime për mikrokreditë në kohën kur ishte anëtarë i Këshillit Mbikëqyrës te Banka e Shqipërisë.
“Isha për të dhënë sqarime për kohën kur kam qenë te banka e shqipërisë për hetimin që bëhet për mikrokreditë”.
Dhori Kule ka shërbyer për disa mandate si dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas si rektor i Universitetit të Tiranës
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK kërkon zgjatjen e hetimeve për Metën, avokati: S’kanë mbledhur asnjë provë
- “Rëndon vetëm një akuzë”, flet avokati pas daljes së Elvis Roshit nga SPAK