English

Ish-ushtarët serbë dënohen për përdhunimet gjatë luftës në Bosnje

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tre ish-anëtarë të Ushtrisë serbe të Bosnjës janë dënuar me burgim për përdhunimet gjatë luftës së viteve 1992 deri më 1995 në Bosnje-Hercegovinë.

- Advertisement -

Ostoja Markoviç, 57 vjeç, u dënua me nëntë vjet burgim, më 10 shkurt, nga Gjykata e Qarkut në Banja Luka.

Dy të pandehurit e tjerë, Bosiljko Markoviç, gjithashtu 57 vjeç, dhe Mirko Boziç, u dënuan me nga shtatë vjet secili për krimet e vitit 1992 në qytetin e Kotor Varosh në Bosnjën Qendrore.

Zoran Bubiç, avokati i Markoviçit, konfirmoi dënimet për Radion Evropa e Lirë. Ai tha se do të apelohet kundër vendimit të shkallës së parë.

Sipas aktakuzës, të tre shërbenin në ushtrinë serbe të Bosnjës dhe përdhunuan disa gra me kombësi kroate në Kotor Varosh më 28 qershor 1992.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×