English

“Isha me nënën, dëgjova krisma”- Dëshmia në polici e vëllait të Nikolin Lekstakaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Nikolin Lekstakaj në Lezhë.

- Advertisement -

Viktima ka qenë i vetëm kur është ekzekutuar. I vëllai i tij Bledar Lekstakaj, është marrë në pyetje nga policia. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në banesë me nënën e tij në momentin që Nikolini i ka marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka në market.

Më tej ai ka deklaruar se pak minuta më vonë pasi vëllai ishte larguar me makinë për në market, ai kishte dëgjuar krisma armësh, por nuk kishte menduar dhe nuk e dinte se ishte vrarë vëllai i tij dhe është njoftuar pak më vonë për ngjarjen e rëndë se ishte ekzekutuar vëllai i tij.

Sipas dëshmive të familjarëve të viktimës, ky i fundit nuk ruhej dhe lëvizte i lirë pasi nuk i druhej ndonjë atentati.

Atentatorët pas ekzekutimit dyshohet se kanë lëvizur në drejtim të Shkodrës.

Për ngjarjen e rëndë, policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×