English

Ishin bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet, shpëtohen 7 turistët e huaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia u ka ardhur në ndihmë 7 turistëve të huaj që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se turistët kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave”, teksa ishin duke eksploruar zonën në këmbë.

Ata ishin bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Policia njofton po ashtu se të gjithë turistët që kishin mbetur të bllokuar dhe që morën ndihmën e bluve, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Përmet/Punonjësit e Policisë i vijnë në ndihmë 7 turistëve të huaj që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës.

Në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave”, 7 turistë të huaj, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse kanë kontrolluar zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës.

Falë punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.

Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe  për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Policia e Gjirokastrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?