3 banorë të cilët kishin mbetur të bllokuar bashkë me 30 krerë kuaj në malin e Korabit janë shpëtuar nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e mbrojtjes civile.
Banorët kishin mbetur të bllokuar në lartësinë 2100 metra në temperatura të ulëta, ku trashësia e borës arrinte në 40 cm.
Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses misionin në rreth 2100 metra lartësi. Falënderim i veçantë për heronjtë tanë të Forcave të Armatosura.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shpëtohen shtatë emigrantë, zhduken 21 të tjerë pas fundosjes së anijes në Itali
- Digjet banesa në Tiranë, shpëtohet 19-vjeçarja. Mbeti e bllokuar mes flakëve