English

ISHP këshillon qytetarët: Rastet kur duhet të përdoren maskat mbrojtëse

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përhapja e papritur e coronavirusit në Itali, ka shkaktuar panik në vendin tonë. Kjo ka bërë që shumë qytetarë t’u drejtohen farmacive për të blerë maska, pasi e shohin si mënyrën e vetme për të mbrojtur vetën nga infektimi me virusin e rrezikshëm.

- Advertisement -

Por, Instituti i Shëndetit Publik nuk e rekomandon një gjë të tillë. Sipas ISHP-së, për njerëzit e shëndetshëm, të pa infektuar, përdorimi i maskës duhet bërë vetëm në rastet kur ai apo ajo po i shërbejnë një tjetër personi, i cili dyshohet se mund të jetë i infektuar me coronavirus.

Por, kur duhet vendosur maskë? Vendosni maskë, nëse ju teshtini ose kolliteni. Maskat janë efektive vetëm kur përdorimi i tyre kombinohet me larjen e shpeshtë të duarve me solucione me bazë alkooli, apo me ujë dhe sapun. Nëse ju do përdorni maskë, duhet të dini edhe si ta vendosni, si ta hiqni, por edhe ku duhet ta hidhni pas përdorimit.

Si përdoret maska?

Mbuloni fytyrën dhe hundën me maskë, dhe sigurohuni të mos lini hapësira midis maskës dhe fytyrës.

Para se ta vendosni maskën pastroni duart me solucion me bazë alkooli ose lajini me ujë e sapun.

Gjatë përdorimit evitoni prekjen e maskës me duar; dhe, nëse e prekni, lani duart me ujë e sapun ose pastrojini ato me solucione me bazë alkooli.

Zëvendësoni maskën me një të re sapo të ndjeni që është e qullur dhe mos e përdorni përsëri maskën njëpërdorimshme.

Kur ju duhet ta hiqni maskën: hiqeni duke e kapur nga pas (mos e prekni maskën nga përpara); Hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur; pastroni duart me solucion me bazë alkooli ose lajini me ujë e sapun.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?