English

Rrefehet babai i Qazim Laçit: Si e perjetova golin e djalit ndaj Kroacise!

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Emin Laçi, babai i golashënuesit të parë në ndeshjen me Kroacinë, Qazim Laçi tha në një intervistë për moderatoren Alba Xhani në Euronews Albania, se ndihej krenar për djalin e tij.

- Advertisement -

Ai tha se dita kur Laçi shënoi golin është një ndër ditët më të lumtura të jetës së tij dhe ishte një ëndërr të cilën e kishte dashur gjithë jetën.

“Dy janë ditët më të lumtura të jetës sime, ditën që lindi Qazimi dhe ditën që bëri gol. Ishte dita më e lumtur e jetës sime. Nuk kam ndjerë zemrën time kurrë kaq të lumtur. Direkt kam zbritur tek fusha për ta takuar djalin dhe për ta përqafuar. Dëshiroja të hidhesha në fushë nga gëzimi. Unë besoj shumë te djali im, është shumë punëtor dhe besoj se do të arrijë të gjitha qëllimet e tij,” tha ai.

Laçi gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për formacionin që trajneri Selvinjo zgjedh dhe tha se nuk ka rëndësi se sa herë djali i tij do të luajë në fushë e rëndësishme është përformanca.

“Unë i kam thënë gjithmonë djalit që duhet të jetë i gatshëm kur godet rasti. Jam shumë i lumtur me të gjitha vendimet që do të marri Selvinjo dhe besoj se ne do ta fitojmë ndeshjen me Spanjën. Unë dua që djali im të luajë, por atje mund të futet edhe Hoxha dhe të shënojë dy gola. Të gjithë lojtarët atje i shikoj si Qazimi dhe ai i sheh si vëllezërit e tij. Ata shkojnë shumë mirë bashkë,” përfundoi Laçi.

Ai gjithashtu theksoi se familja është mbështetja më e madhe e Qazimit dhe se ai bën një lojë më të mirë kur i ka ata afër.

“Kur shënoi gol kundër Bullgarisë dhe u pyet nga gazetarët për këndvështrimin e tij, ai tha se goli i përket prindërve që janë larg. Qazimi na do gjithmonë afër dhe kur jemi në stadium, ai na jep zjarr,” shtoi Laçi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?