English

Itali, 28 të vdekur në 24 orët e fundit, 107 në total

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Italia njoftoi se rastet e të prekurve me coronavirus kanë kaluar numrin 3000.

- Advertisement -

Komisioneri i Posaçëm për Coronavirusin në Itali, Angelo Borelli, tha se të vdekurit sot janë shtuar me 28, duke e çuar totalin në 107, të dytët pas Kinës.

Italia ka parë t’i përhapet vrullshëm virusi në zonën veriore, pasi zbuluan pacientin e parë më 19 shkurt. Të mërkurën u raportuan 3089 raste.

Qeveria italiane njoftoi mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve në të gjithë vendin, deri më 15 mars, si masë për të ulur e për të kufizuar infektimin.

OBSH tha të martën se janë verifikuar 90.893 raste personash të infektuar në të gjithë botën, dhe janë  regjistruar 3110 të vdekr.

Kina raportoi 129 raste të reja, numri më i ulët që nga 20 janari.

80% e rasteve në vende të tjera, jashtë Kinës, vijnë nga tri vende: Kore e Jugut, Itali dhe Iran

Italia është vendi më i prekur në Europë, me 79 të vdekur. Franca ka 4 t vdekur

Zvicra ka vënë ushtrinë në karantinë pasi një ushtar rezultoi me coronavirus

OBSH thotë se keqpërdorimi i lajmeve po shkakton mungesë ilaçesh

SHBA uli interesat për të ndihmuar ekonominë që pësoi rënie për shkak të virusit

Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik paralajmëroi se Europa mund të rikthehet në recesion

Nëpër Europë janë dhënë paralajmërime se virusi mund të përhapet edhe më shumë në ditët në vazhdim, në Britani e vende të tjera.

Komisionerja e BE-së për shëndetin, Stela Kiriakidu, tha se Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e sëmundjeve e kishte rritur nivelin e rrezikut, teksa blloku përpiqet të bashkërendojë përpjekjet për të penguar përhapjen.

Zyrtarët në Itali, ku numri i vdekjeve dhe i të prekurve vazhdon të jetë i lartë, thonë se duhen ende ditë për të kuptuar nëse kanë funksionuar masat e karantinës në qytezat e veriut.

Franca, e cila ka numrin më të madh të rasteve në Europë pas Italisë, u bëri thirrje banorëve që të mos i japin dorën personave që të takojnë dhe të mos shkojnë në evenimente me grumbullime të mëdha njerëzish.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?