English

Itali, 475 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, por edhe më shumë të shëruar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari për Komitetin e Emergjencës në Itali, Angelo Borrelli, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se në 24 orët e fundit Italia ka pasur 475 të vdekur nga coronavirusi COVID-19.

- Advertisement -

Numri i rasteve ka shkuar në 28.710 të infektuar, me 2.648 raste të reja të shtuara në 24 orët e fundit.

Numri i plotë i të prekurve, duke përfshirë edhe ata që tani quhen të shëruar, ka shkuar në 35.713.

Ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 2978, në total. Ditën e djeshme u raportua për 345 të vdekur në 24 orë.

Lajmi i vetëm i mirë është që është rritur edhe numri  i të shëruarve me 1084, duke e çuar totalin në 4025, ose 37% më shumë se një ditë më parë.

“Është e nevojshme të kufizohen të gjitha lëvizjet”, ka apeluar sërish Borrelli në konferencën e sotme për shtyp.

“Të dhënat e sotme të të shëruarve na bëjnë të jemi optimistë por duhen përshtatur reagimet e duhura nga ana jonë”, shtoi ai.

Shifrat e sotme kanë treguar se është shtuar numri i të prekurve në nivel kombëtar, edhe në rajonet e tjera të Italisë, ndërkohë që disa rajone të veriut vazhdojnë të jenë më të përfshira. Rritja që është në zonat e tjera nuk është kaq e shpejtë sa në veri.

“Jemi në një fazë në të cilën po masim dobinë e masave që kemi marrë. Por në këtë fazë është ende herët që të shihen të gjitha rezultatet. Do të duhen edhe disa ditë, ndaj nuk duhet të heqim dorë”, tha Silvio Brusaferro, president i Institutit të Lartë të Shëndetësisë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?