English

Itali, banda djeg automjetet dhe hedh gozhda në rrugë pas grabitjes së dështuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë mbrëmjes së djeshme, grabitësit kanë djegur disa automjete dhe kanë hedhur gozhdë në një autostradë të Italisë pasi tentuan të vjedhin një automjet të blinduar.

- Advertisement -

Të paktën 10 automjete dhe kamionë janë vënë në flakë në të dyja drejtimet e autostradës ndërsa automjeti i blinduar u përplas me rimorkion e një traktori, ka raportuar AP.

Grabitja dështoi pasi shoferi ndaloi në një pikë vendpushimi në autostradë dhe në atë moment një patrullë policie ka mbërritur në vendngjarje. Autorët nuk janë kapur ende.

Një grabitje e ngjashme ka ndodhur në vitin 2014, ku grabitësit ia dolën të marrin 5 milion euro cash në të njëjtin segment të autostradës

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?