English

Itali, humbin jetën dy punonjësit pasi treni i shpejtësisë së lartë del nga shinat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet italiane kanë thënë se një tren pasagjerësh i shpejtësisë së lartë ka dalë nga shinat, duke i marrë jetën 2 punonjësve të hekurudhës dhe duke plagosur 27 persona.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Italisë së veriut. Treni i shpejtësisë së lartë u përplas me një tjetër tren pranë Lodit, tha shefi i mbrojtjes civile, Angelo Borrelli, në kanalin shtetëror të radios. Një prej viktimave ishte inxhinier trenash.

Sipas televizionit shtetëror, Rai, treni tjetër që është përfshirë në këtë aksident ishte tren mallrash.

Borrelli tha se treni i shpejtësisë së lartë u nis rreth orës 5 të mëngjesit nga Milano dhe kishte si destinacion Italinë e jugut. Ai  tha se dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa personat e tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.

Treni po udhëtonte me një shpejtësi rreth 180 kilometra në orë në momentin që u përplas.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit, por autoritetet kanë pohuar se çështja është nën hetim. 

“Çdo gjë do të hetohet,” tha Marcello Cardona, prefekti i Lodit, i cili e ka cilësuar gjithë ngjarjen si “të rëndë”.  

Duke qenë se ishte treni i parë i mëngjesit, në të udhëtonin vetëm 28 pasagjerë, së bashku me anëtarët e ekuipazhit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?